MENU
klinika

Kategoria e Parë

Elbasani ia del mbanë, ja skuadrat që bien

29.07.2020 - 18:30

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të play-out në Kategorinë e Parë. Në Grupin A, ka fituar Egnatia 1-0 ndaj Burrelit, ndërsa Dinamo duhej të luante më Tërbunin e përjashtuar. Gjithçka e zgjidhur në këtë grup, mbijetojnë Burreli, Egnatia dhe Dinamo, kanë rënë Shkumbini dhe Tërbuni (të përjashtuar) ndërsa Veleçiku luan ndeshje shtesë.

Në Grupin B gara ishte më e fortë, por Elbasani dhe Turbina ia kanë dalë në ndeshjen e fundit. Bie Shënkolli dhe Iliria e Fushë Krujës, ndërsa Devolli do të luajë ndeshje shtesë për të mbijetuar. Oriku e kishte siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

GRUPI A

EGNATIA-BURRELI 1-0

Dimo 58′ 

GRUPI B

ILIRIA – TURBINA 0-3

Zdrava 73′, 79′ , Peqini 89′

DEVOLLI – ORIKU 2-0

Ivani 11′ , 22′

SHËNKOLLI – ELBASANI 4-6

Danaj 44′, 50′, Gega 65′, 90’  / Nuri 22 (p), 40′, 48′, 55′,  Ballgjini 34′