MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 36

Kukësi shpërthen në fund, Luftëtari për turp

29.07.2020 - 18:46

Kukësi e ka mbyllur me goleadë kampionatin, duke fituar 5-2 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas. Verilindorët shënuan dy gola në pjesën e parë, por në fillimin e pjesës së dytë zikaltrit barazuan rezultatin, duke dhënë iluzionin se mund të merrnin një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit.

Por më pas erdhi furia e nënkampionëve me tre gola në harkun kohor të 18 minutave. Vetëm dy gola për Vasil Shkurtajn, që nuk arrin Nubauzen e Laçit, që shpallet shënuesi më i mirë i Superiores me 23 gola, një më shumë se sulmuesi i Kukësit. Një mbyllje shumë e keqe e Luftëtarit, që pëson plot 81 gola këtë sezon, duke shënuar vetëm 17.

Ndeshja tjetër e orës 17:45 mes Vllaznisë dhe Flamurtarit ka përfunduar në barazim 1-1. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Një pikë për të dyja skuadrat që nuk vlen për asgjë, me shkodranët që do të luajnë në play-out për të qëndruar në Kategorinë Superiore, ndërsa Flamurtari bie pas 15 vitesh sërish në Kategorinë e Parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN