MENU
klinika

Finalja

Prishtina fiton Kupën e Kosovës, luan në Europë

29.07.2020 - 19:06

Pas dështimit në kampionat, Prishtina fiton “Digitalb Kupën e Kosovës” për herë të shtatë në histori dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit triumfuan në finale përballë Ballkanit me gol të Otto John në minutën e 20-të, i shërbyer nga Diar Miftarajt.

Një sukses i merituar për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku, e cila ishte më e qartë në lojën e saj se rivali nga Theranda, që u zgjua vetëm në 20 minutat e fundit, por pa arritur që të gjente rrjetën, çka do ta çonte finalen në shtesë.

Gjithsesi, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi, pavarësisht se e mbylli me zhgënjim sezonin, duhet përgëzuar për gjithçka ka ofruar në këtë vit futbollistik, pasi deri në javën e parafundit të IPKO Superligës ishte në garë për titullin kampion dhe në Digitalb Kupën Kosovës u mposht vetëm në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Superliga e Kosovës, java e fundit

Historike, dy skuadrat e Gjilanit në Europë