Damian Gjiknuri i PS refuzon propozimin e PD për hapjen e listave 100%. Përfaqësuesi i mazhorancës kërkon disa herë mbyllje të mbledhjes duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.
Opozita e Bashkuar ndërkohë kërkon një konsensus për propozimin me 6 pika që ka hedhur sot në tryezë. Për më tepër ajo bën të qartë nëpërmjet përfaqësuesve të saj, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili se është propozimi i saj që jep zgjidhje konkrete për hapjen e listave 100% që shqyrtohet nga Këshilli.
Por ndërkohë Opozita paralajmëron edhe se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimet kushtetuese, por hidhet në erë konsensusi i arritur më parë dhe dy marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit që janë të domosdoshme për hapjen e negociatave.
Prej më shumë se 3 orësh mbledhja brenda Këshillit Politik vijon teksa nesër në parlament ndryshimet kushtetuese votohen nga deputetët brenda Kuvendit.