MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Hyseni dhe Gjuriç takohen sot në Bruksel

30.07.2020 - 09:04

Pritet që të mbahet sot takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh.

Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Siç raportojnë mediat kosovare, delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Në agjendë të bisedimeve sot pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik, ndërsa një javë më parë palët biseduan për çështjen e të pagjeturve të luftës.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat