MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta luftoj celulitin në kushte shtëpiake?

30.07.2020 - 09:25

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta luftoj celulitin në kushte shtëpiake?

Përgjigjet mjeku: Lufta me celulitin është një ndër betejat më të vështira me të cilën duhet të përballen çdo ditë femrat. Jo vetëm që shkakton një pamje estetikë të pakëndshme, por shpeshherë bëhet edhe i dhimbshëm, pasi krijimi i tij pengon funksionimin normal të organizmit. Sipas ekspertëve të shëndetit, asnjë grua nuk është e lirë plotësisht nga e keqja e celulitit, që së fundmi po godet në masë edhe adoleshentet. Ja disa receta për ta luftuar atë:

Vetitë diuretike të ushqimeve

Qoftë në funksionin kurues ose parandalues, është mirë që të njohim se cilat janë ushqimet që ndihmojnë diurezën. Mund të përdorni disa prej tyre sipas dëshirës gjatë mbajtjes së dietës. Ndër perimet që nuk duhen neglizhuar janë: shpargulli, lakra e bardhë ose e kuqe, qepa, kopra, preshi, domatja, rrepa, kungulli. Po ashtu nga frutat nuk duhet të mungojë ananasi, shalqiri, molla, qitroja, rrushi etj.

Kozmetika natyrore

Një ndihmë të madhe në luftimin e celulitit luajnë edhe kremrat e vajrat e përgatitura vetë në kushtet e shtëpisë.

Krem kundër celulitit

Merrni 100 gram vazelinë dhe dhjetë lugë lanolinë, shtoji një lugë esencë rigoni dhe dhjetë lugë ekstrakt alkoolik dredhëze. Masën përftuar masazhojeni në pjesët ku keni më shumë probleme me celulitin.

Vaj kundër celulitit

Ja dhe receta e një vaji që mund të përdoret si për masazhe, ashtu edhe për të ushqyer lëkurën. Përzieni njëzet pika të vajit të kamomilit me dhjetë pika esencë rigoni.

banje vaskeBanjë shtendosëse

Përgatisni një çaj me dhjetë lugë rrënjë angjelike të grimcuar dhe të vënë për dhjetë minuta në një litër e gjysmë ujë që vlon. Çajin e përgatitur shtojani ujit të banjës (vaskës).

Banjë çlodhëse

Në një litër e gjysmë ujë që vlon hidhni 500 gram lule bliri të thara. Hidheni më pas çajin në ujin e banjës në afro 37 C. Mos qëndroni në ujë më tepër se sa 20 minuta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.