Pas Milanit, Inter, Romës e shumë skuadrave të tjera, Juventus ishte ndër të fundit “gjigantë” që nuk kishin prezantuar fanellat e reja. Pritja ka marrë fund dhe bardhezinjtë kanë zbuluar dizajnin e radhës të veçantë nga “Adidas”. Rikthehen vijat vertikale bardhezi, por këtë herë janë shumë më të veçanta se zakonisht.
Duken sikur janë të ngjyrosura me dorë me ndihmën e një peneli dhe ngjajnë shumë bukur. Detajet e vijave anësore identifikuese të “Adidas”, numri, emri, sponsori dhe stema do të jenë në ngjyrë ari. Tutat do të jenë në dy versione, të bardha dhe të zeza.
Our stripes, our statement, @juventusfc. pic.twitter.com/NmGDnZiCYu
— adidas Football (@adidasfootball) July 30, 2020
Nëse doni të jeni pronar i një fanelle autentike të Juventusit, duhet të paguani 130 euro. Tutat i bëni tuajat për 50 euro. I ka prezantuar Dybala dhe Ronaldo në video, por natyrisht, ju mund t’i porosisni me emrin e kujtdo.