MENU
klinika

Situatë alarmante në Kosovë

16 viktima dhe 258 raste të reja infeksioni!

30.07.2020 - 15:03

Në Kosovë situata e pandemisë vazhdon të jetë tepër shqetësuese.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 16 viktima, të gjithë me sëmundje të tjera të mbartura.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 212 që prej fillimit të emergjencës Covid.

Gjithashtu janë shëruar edhe 196 pacientë.

Totali i personave të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rritur në 8.104 raste, nga të cilat 258 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit

Serbia regjistroi ditën e sotme 321 raste të reja të identifikuar me infeksionin e Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 25 213

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 7 viktima për një total prej 565 vdekje prej Covid-19.

Në repartet e terapisë intensive ndodhen 150 pacientë të intubuar.

Dje në Serbi u raportuan 372 raste të reja dhe 7 viktima.

Pandemia në Bosnje Hercegovinë

Konfederata e Bosnje Hercegovinës është një nga vendet e Ballkanit që është e goditur më fortë nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 317 raste të reja infeksioni.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv nga Covid është rritur në 11.444

Gjithashtu gjatë ditës së fundit në vend u raportuan edhe për 12 persona që kanë humbur jetën për një total prej 328 vdekje që prej fillimit të emergjencës shëndetësore. Gjithashtu në vend janë shëruar në total edhe 5586 pacientë

Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka vdekur të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, meqë ditë më parë kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Dje në territorin e konfederatës u regjistruan 361 raste të reja infeksioni dhe 19 viktima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat