30.07.2020 - 16:03
Vjen përgjigja e ashpër për kryeministrin Edi Rama, pas replikave me kreun e shtetit Ilir Meta, për ndryshimet kushtetuese.
Pak çaste më parë, në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka dhënë një mesazh “të ashpër” për kryeministrin Rama.
Duke e quajtur “Këlyshi i Dobriça Qosiçit”, Blushi paralajmëron Ramën “të mos provokojë më shqiptarët”, sepse do mbetet një kujtim nga e kaluara”
“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, në rrjetet sociale.