Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë të qartë se ai me Ali Ahmetin nuk do të jenë bashkë në një qeveri në Maqedoninë e Veriut.
Sela tha se Ahmeti e ka të hapur dhe pa pengesa rrugën për të realizuar objektivin për një kryeministër shqiptar në krye të qeverisë, por nëse nuk e bën duhet të hapërrugën.
Sela shtoi se Ali Ahmeti qëllim ka vetëm pushtetin dhe nuk është për t’i besuar.
“A është për t’i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t’i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka Ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë holiganësh, sepse struket diku dhe llogaritëte të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit”, asgjë tjetër”- deklaroi Sela.Ne në fund të fundit do t’i lejojmë BDI-së që ta mbaj premtimin që e ka dhënë, dhe ai ka qenë vetëm 1, kryeministri shqiptar, le ta bëjnë, ne nuk do t’u bëhemi pengesë, ama po nuk e bën, duhet ta lëshojnë rrugën. Ne do të bëjmë qeveri për të realizuar programin tonë politik që u kemi premtuar shqiptarëve, dhe shqiptarët e kanë kanë votuar një më një, dhe nëse flitet për legjitimitet sot, ligjimitetit është te Aleanca dhe Alternative”- pohoi Sela.
BDI e Ali Ahmetit në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi 15 mandate deputetësh kundrejt 12 të Aleancës për Shqiptarët në koalicion me Alternativën. Duket se vetëm një nga këto parti shqiptare do të jetë në qeveri, tjetra në opozitë.