MENU
klinika

Italia dërgon mjekë në Shqipëri

Luigi Di Maio: Ishit pranë nesh në periudhën më të errët, koha t’ju kthejmë solidaritetin!

31.07.2020 - 08:13

Italia ka ndihmuar Shqipërinë duke i dërguar staf mjekësor për të përballuar situatën me pandeminë, duke treguar së është afër popullit shqiptar, kur ai ka nevojë, njësoj siç ishte Shqipëria pranë Italisë në periudhën e saj më të errët.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se Shqipëria ndihmoi Italinë në një kohë të vështirë dhe sot është koha që t’i kthejmë solidaritetin. Statusi i tij është shpërndarë edhe nga ambasada italiane duke thënë se Italia është pranë Shqipërisë.

“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjekësor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin. U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash. Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment. Jemi me ju”, shkruan Di Maio.

Vendet tregojnë miqësinë në kohë të vështira dhe kjo u duke mes Italisë dhe Shqipërisë, kur të dy vendet po përballeshin me periudhën e tyre më të vështirë në lidhje me pandeminë, në një kohë kur Shqipëria i dërgoi Italisë mjekë e infermierë për t’i ndihmuar në kohën kur vendi ‘nuk po merrte dot frymë’ nga numri i lartë i të infektuarve dhe viktimave në vende për shkak të COVID-19, dje të njëjtën gjë bëri Italia për Shqipërinë duke i kthyer solidaritetin dhe qëndruar pranë në këtë kohë kur shifrat e të infektuarve në vendin tonë janë alarmante.