MENU
klinika

Hapja e listave

Deputeti i Bundestagut: Kuvendi i dha më shumë fuqi votuesve shqiptarë

31.07.2020 - 11:51

Politikani i Bundestagut, Albert Weiler ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave duke theksuar se kjo i jep më shumë fuqi votuesve shqiptarë.

Weiler shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave ka rritur demokracinë në Shqipëri, ndërsa thekson se janë përmbushur kërkesat e Bundestagut.

Albert Weiler ka shpërndarë statusin e Florian Hahn, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, i cili theksoi hapjen e listave, demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor.

“I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”, shkruan Weiler

Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 106 vota pro hapjen e listave për votuesit shqiptar për zgjedhjet e ardhshme të vendit, një vendim që u mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar duke e cilësuar si rritje të fuqisë së zgjedhësve dhe se demokratizim të Reformës Zgjedhore.