MENU
klinika

Del dokumenti

Pushimi i hetimit të bandës së Elbasanit/ Firmosi Osmani

09.10.2018 - 19:26

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka marrë një shkresë zyrtare nga prokurori Gentian Osmani, ku është njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar Marjus Lulajn, Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin.

Në cilësinë e zv./drejtuesit, Osmani ka vendosur në kërkesën e tij, drejtuar Krimeve të Rënda thuhet se ai ka moskompetencë lëndore për këto hetime.

gentian-osmani-konica.al
gentian-osmani-konica.al

Sipas informacioneve Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri po hetoheshin me masë sigurimi “arrest me burg”, pasi akuzoheshin se, në shtator të vitit 2017, kanë tentuar të vrasin punonjës policie, në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit.

Pas më shumë se një viti hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur të mos e hetojë më këtë çështje.

banda-e-elbasanit-konica.al
banda-e-elbasanit-konica.al

Në një shkresë zyrtare, Donika Prela ka autorizuar zëvendësin e saj, Gentian Osmani, që të njoftoj Gjykatën mbi vendimin e prokurorit të çështjes për kalimin e dosjes për kompetencë në Prokurorinë e Elbasanit.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan