MENU
klinika

Pablo Escobar

Penelope Cruz e “dashura” e lordit më të madh të drogës!

09.10.2018 - 21:28

Historia e lordit më të madh të drogës, kolumbianit Pablo Escobar është e njohur, veçanërisht për fansat e serialit të Netflix, “Narcos”. Melodrama “Loving Pablo” (Të duash Pablon), merr një tjetër shteg: rrëfenjën e pistë përmes syve të dashnores së protagonistit. Penélope Cruz vjen si Virginia Vallejo, gazetarja e famshme e televizionit, të cilën bota e njohu më 1993-shin. Ajo po fluturon drejt ShBA-së me një grup agjentësh të DEA-s. Ajo mban vathë të mëdhenj, flokë të krehur përsosur dhe një kostum “Julia Sugarbaker” që i jep pushtet.“Më është dashur të dal nga shtëpia në mes të natës për shkak të një burri më parë”, lajmëron ajo në një regjistrim zanor. “Por është hera e parë që m’u desh të lija vendin tim për një burrë.”

Me fjalë të tjera e dashura, ka një histori për të rrëfyer dhe, ç’histori! Shkojmë në të shkuarën, në vitet ’80, kur Pabloja u takua me Virginian. Ajo është mes elitës kolumbiane të ftuar për një darkë në shtëpinë e tij. Pabloja e përdor që të depërtojë në televizion për të folur rreth punës së tij filantropike; në të vërtetë, ai po i jep jetë Kartelit të Medejinit, që do të kalojë drejt ShBA-së kokainë me vlerë miliona dollarë.

Ajo joshet si nga njeriu ashtu edhe stili i tij dekadent i jetës; ai mban elefantë në pronën e tij, merreni me mend! “Nëse do të duhet të qash për një burrë, është më mirë ta bësh në një avion privat sesa në një autobus”, mendon Virginia. Narracioni është fantastik në këtë film. Nuk ka rëndësi që Pabloja ka një bashkëshorte (Julieth Restrepo) dhe familje. Virginia përfshihet në romancë. Shumë shpejt ajo kalon pako me para në ShBA, në valixhen e saj dhe merr pjesë në festa luksoze të trafikantëve të drogës. “Gjëja më ilegale që mendoj se kam bërë ndonjëherë përpara asaj dite, ishte të parkoja dysh”, thotë ajo duke qeshur.

Javier Bardem, bashkëshorti i aktores Penelope Cruz, interpreton Pablon, kështu që kimia nuk mungon dhe ai e bën lordin e drogës të duket kërcënues dhe i dhunshëm. E megjithatë ky është film i Cruz-it dhe ajo e mban me stil. A kishte qëllim regjisori dhe skenaristi Fernando León de Aranoa ta trajnonte kështu apo ndodhi natyrshëm? E vështirë të thuhet, por duket e mrekullueshme. León ka një dorë të hekurt në sekuencat e aksionit; një vrasje kryhet në një autostradë të populluar, me kamerën që sheh poshtë makinat. Duket mbresëlënëse.

Ka gjithashtu një ndikim të fortë të filmit “Goodfellas” , i dukshëm si në narracion ashtu edhe në disa skena të rënda vrasjesh, që ndodhin ndërsa Sandroja ka gjetur në radio këngën “Rosa Rosa”, e cila dëgjohet në sfond. Filmi është pothuajse i gjithi në gjuhën angleze dhe ndonjëherë theksi spanjoll e bën dialogun të errët. Bardem madje i përngjet Marlon Brandos, duke përshtatur ca murmurima me zë të thellë, që çon në shumë çaste të tipit: “Çfarë tha Pabloja?”

Megjithatë zor të mos përfshihesh. Pompoziteti i plotë i Cruz është argëtues dhe në momentet kur zbret me këmbët në tokë mund të jetë çarmatosëse. Përballja finale mes Pablos dhe Virginias – ai i kërkon 80 mijë dollarë për të ikur në Europë – është njëherazi emocionues dhe frikësues. Në thelb, ky film është një telenovelë – e përgjakshme, sigurisht, por sërish një telenovelë me dialog të pjekur këndshëm dhe një diva në qendër. Virginia më në fund strehohet në ShBA dhe vë në pikëpyetje nëse duhet të dëshmojë për policinë federale. “Pabloja më kërkoi të rrëfeja historinë e tij”, thotë ajo. “Por nuk më tha se kujt.” Randy Cordova | Gazetasi/ USA TODAY Network/

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!