MENU
klinika

Finalja në "Air Albania"

Tirana s’bën “biss”, Teuta merr Kupën për 100-vjetor

02.08.2020 - 20:53

Tirana nuk ka bërë dot “biss” trofesh. Pas kampionatit, Kupën e Shqipërisë e rrëmben Teuta, që ashtu si ekipi bardheblu, merr një trofe në 100 vjetorin e klubit durrsak. Djemtë e detit fituan 2-0 në sfidën finale zhvilluar në “Air Albania”.

Teuta ka shënuar shumë shpejt, që në minutën e dytë të takimit. Pas një goditje nga këndi është mbrojtësi Rustem Hoxha ai që gjen hapësirën mes mbrojtësve kundërshtarë për të dërguar sferën në rrjetë. Me kaq mbaron pjesa e parë.

Durrsakët do të fusnin në “kasafortë” trofeun në minutën e 79’. Pas një aksioni nga e djathta, Hebaj jep një asist me gërshërë, Vangjelit i kalon topi mes këmbëve dhe kthehet në asistin perfekt për Lorenco Vilën, i cili e ka lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë. Më pas Teuta thjesht administron rezultatin, Tirana është e pafuqishme.

Durrsakët, përvec trofeut, përfitojnë edhe 50 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, skuadra do të luajë në Europa League dhe më 10 gusht do të mësojë kundërshtarin e turit të parë eliminator, që këtë vit është me një takim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN