MENU
klinika

Durrës

52-vjeçari gjendet i vetëvarur në qelinë e paraburgimit

03.08.2020 - 09:46

Gjendet i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Tonin Tuci, i cili ishte shoqëruar nga patrulla e Policisë pas denoncimit të familjarëve për dhunë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës, ndërsa lajmi u bë publik nga Policia vetëm në orët e para të paradites së djeshme (e diel).

Mësohet se 52-vjeçari, në gjendje të dehur dhe i ngarkuar shumë psikologjikisht, është varur me lidhësen e tutave sportive pak orë pas shoqërimit në komisariat.

Madje, gjithçka ka ndodhur teksa bashkëshortja dhe djali i tij po merreshin në pyetje në një nga zyrat e Drejtorisë së Policisë së Durrësit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes (për dhunën e ushtruar nga kryefamiljari). Kur kanë shkuar për ta marrë në pyetje, oficerët e gatshëm kanë konstatuar se 52-vjeçari kishte varur veten në dhomën e shoqërimit.

Familjarët e kishin denoncuar dhunën e 52- vjeçarit nëpërmjet një telefonate në numrin 112 dhe Policia kishte ndërhyrë menjëherë. Nga hetimet paraprake të SHÇBA-së, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se Tonin Tuci ushtronte sistematikisht dhunë në familje, kryesisht te bashkëshortja dhe djali i tij, sidomos kur kthehej në shtëpi në gjendje të dehur.

Të njëjtat burime thonë se ai ishte i papunë dhe konsumonte shumë alkool.

Familja Tuci është me orgjinë nga Mirëdita, por prej disa vitesh janë vendosur në zonën e Spitallës në Durrës. Për të zbardhur këtë ngjarje po punon Prokuroria, përfaqësuesi i së cilës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale, si dhe po vazhdojnë të kryejnë hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarde nga punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, SHÇBA ka proceduar 2 punonjës Policie për “Shpërdorim detyre”, A. Ç., në funksionin e ndihmësspecialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë.

“Strukturat policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde, ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate, po kryejnë hetime për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’”, njoftoi Policia e Durrësit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin