MENU
klinika

Ose përgjithmonë...

Këto kompani do të punojnë nga shtëpia deri në 2021!

03.08.2020 - 13:34

Ndërsa Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, kompanitë po pajtohen me një të ardhme të punës që nuk duket aspak si më parë – dhe shumë po rishikojnë planet e tyre për t’u rikthyer në zyrë.

Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre deri të paktën 2021, ndërsa të tjerët mund të mos shohin më zyrën e tyre përgjithmonë.

Twitter e nisi i pari kur në mes të majit njoftoi se disa nga punonjësit e saj mund të punonin përgjithmonë nga shtëpia. Dhe vetëm javën e kaluar, Google njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri në vitin 2021.

“Shpresoj se kjo do të ofrojë fleksibilitetin që ju duhet për të balancuar punën me kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj gjatë 12 muajve të ardhshëm“, ka shkruar CEO i Google, Sundar Pichai në një memorandum për punonjësit, një kopje e së cilës u mor nga CNN Business.

Këto vendime po vijnë në një kohë kur shqetësimet për kujdesin e fëmijëve, edukimin dhe sigurinë vazhdojnë të rriten.

Me ndërprerjet e shkollës dhe kujdesit ditor, gratë po goditen më shumë nga recesioni pandemik, sipas FMN, dhe disa kompani po adaptohen në një përpjekje për ta pranuar këtë realitet të ri.

Çfarë është e qartë është se zyrat nuk do të duken njësoj për punonjësit që aktualisht janë duke punuar nga shtëpia, por planifikojnë të kthehen në punë në 2021.

Këto kompani njoftuan se punonjësit nuk do të kthehen në zyrë deri të paktën në vitin 2021:

  • Google
  • Universal Music Group
  • Warner Music Group
  • Sony Music
  • Amazon corporate
  • Viacom
  • Scotiabank
  • RBS (Royal Bank of Scotland)
  • Group Nine Media
  • Indeed

Këto kompani u thanë punonjësve të tyre se nuk u duhet më të kthehen në zyrë:

  • Facebook
  • Twitter
  • Square
  • Slack
  • Shopify
  • Zillow (CNN)