“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A e shton oreksin heqja e bajameve?
Përgjigjet mjeku: Ky argument qëndron në rastet e hipertrofisë tonsilare, pra kur bajamet janë të zmadhuara dhe bëhen shkak për mosoksigjenim të mirë të fëmijës dhe për pengesë gjatë ushqyerjes, e cila shkakton dhe ulje oreksi. Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre tretëse çon në oksigjenimin e trurit dhe lehtësimin e marrjes së ushqimit dhe si rrjedhojë në rritjen e cilësisë së jetës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.