MENU
klinika

Ka 95 vite përvojë

A do të qetheshit te një berber 107-vjeçar?!

10.10.2018 - 08:14

Ndoshta nëse do t’u thoshin se berberi Anthony Mancinelli është 107 vjeç, do të kishte nga ata që nuk do të preferonin t’i prisnin flokët aty.

Por më profesionist se ai zor se do të gjenin ndoshta në çdo lloj profesioni tjetër, të paktën sa i përket përvojës së tij, pasi ai ka 95 vite përvojë.

Anthony është në këtë moshës, por sërish atë të gjithë e kërkojnë dhe të gjithë e duan. Madje, ai nuk ka asnjë plan për të dalë në pension. “Unë kam lindur në Itali, afër Napolit, – ka thënë ai. – Unë kam filluar të bëj berberin këtu në Amerikë kur kam qenë 12 vjeç, që atëherë nuk kam mungesë klientësh”.

Çdo ditë, prej 95 vjetësh, Anthony është duke punuar në dyqanin e tij “Fantastic Cuts” të Neë Wndsor, që ndodhet 100 km nga New York, ku është konsideruar si një yll i vërtetë ndërkombëtar. “Unë jam intervistuar nga të gjitha gazetat dhe të gjitha televizionet e botës”, tregon.

Që nga viti 2007, është futur në librin Guinness dhe ka marrë çdo lloj mirënjohjeje nga presidenti Obama deri dhe nga guvernatori i New York. Kurrë nuk ka pirë duhan dhe kurrë nuk ka konsumuar pije alkoolike.

Anthony Mancinelli berberi