MENU
klinika

Falë Igli Tares

Jo vetëm Strakosha, tjetër portier shqiptar te Lazio

03.08.2020 - 20:59

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka piketuar shumë emra të rëndësishëm për sezonin e ri, por mes të tjerëve edhe një zëvendësues të Thomas Strakoshas, si portier i dytë.

Sipas mediave italiane, gardiani i të rinjve të Lazios, Marko Alia, shihet nga të gjithë në klub si një talent i cili do të arrijë të lërë gjurmë e të rivalizojë me Strakoshën në të ardhmen për të ruajtur katërkëndorin e Lazios.

Po të njëjtat media kanë zbuluar se lojtari do të largohet në këtë verë në formë huazimi drejt Serisë C. Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin dhe Lazio është gati ta lërë të largohet, kur të gjejë një skuadër që t’i japë mundësinë që të luajë titullar e të tregojë vlerat e tij.

Në këtë mënyrë, Alia do të përfitonte eksperiencën e duhur e kur të kthej te Lazio, do të ishte një rival potencial për Strakoshën. Tanimë mbetet të mësohet se cila skuadër do të jetë ajo që do të sigurojë shërbimet e portierit shqiptar, i cili është bërë pjesë e Kombëtares U-21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN