MENU
klinika

4 sekretet fshihen këtu

Pse vera është stina më e mirë për trajtimet me botoks?!

04.08.2020 - 10:34

Nëse jeni si pjesa më e madhe e njerëzve, që punojnë gjatë gjithë vitit për të shijuar disa ditë të mira në verë, atëherë e nisim që këtu. Shpeshherë kjo do të thotë orë shtesë në palestër ose koordinim të regjimit dietik.

Herë të tjera, do të thotë të planifikoni liposuksionin ose ndërhyrjen për të shtuar masën në gjoks, kështu që të jeni gati për sezonin e plazhit. Për fat të mirë, botoksi është një metodë e mirë që nuk kërkon shumë muaj përgatitje. Kjo e bën botoksin një procedurë perfekte kozmetike për verën. Shikoni më poshtë pse vera është koha më e mirë për trajtimet e botoksit.

Botoksi ndihmon në parandalimin e vijave të verës

Drita e diellit dhe uji janë dy elementët më të rëndësishëm të verës. Fatkeqësisht, kombinimi i dritës së diellit dhe ujit rezulton të japë një sasi të madhe ‘rrudhash’. Dhe këto shenja, siç e dini, kontribuojnë në theksimin e rrudhave që dalin nga këndet e syve. Botoksi eliminon dukshëm krijimin e këtyre shenjave të para duke çaktivizuar muskujt që i shkaktojnë dhe duke parandaluar kështu krijimin e rrudhave. Por mos harroni të mbani syzet e diellit.

Botoksi është minimalisht invaziv dhe nuk kërkon kohë të përhershme

Nëse jeni si shumica prej nesh, kalendari veror është i mbushur me plane më argëtuese sesa çdo kohë tjetër e vitit; barbekytë verore, pushimet, udhëtimet etj. Trajtimet e bukurisë që kërkojnë kohë joproduktive lihen më mirë në sezonet e tjera të vitit. Trajtimet e botoksit janë minimale invazive dhe nuk do t’ju ulin ritmin e gjërave që doni të bëni. Mund të shkoni nga shëtitja në mëngjes, në plazh, në trajtimin e botoksit dhe më pas direkt në një drekë apo darkë me miq. Është më mirë të shmangni stërvitjen dhe konsumimin e sasive të mëdha të alkoolit direkt pas trajtimit të një botoksi, por asgjë tjetër nuk do t’ju pengojë gjatë verës.

Trajtimet me botoks nuk ju kërkojnë të fshiheni nga dielli

Disa procedura kozmetike kundër plakjes, të tilla si mikrodermabrasion apo peeling-u kimik, kërkojnë që të shmangni diellin për disa javë pas trajtimit. Kjo mund të jetë e tmerrshme për verën, sepse të gjitha gjërat e bukura mund të të ndodhin në verë dhe jashtë, nën diell. Botoksi është një mënyrë mjaft e mirë për të hequr qafe rrudhat pa pasur nevojë të fshiheni nga dielli. Është mirë që ta shmangni ekspozimin e tepërt të diellit dy ditë pas trajtimit, por sigurisht pa harruar të vendosni kremin mbrojtës kundër rrezeve të diellit, pavarësisht nëse jeni trajtuar me botoks apo jo.

Botoksi ju bën të dukeni më e re gjatë gjithë verës

Pavarësisht nëse planet e verës përfshijnë udhëtime, plazh ose koktelje e pishina, ne të gjithë e dimë që doni të dukeni më bukur e të shfaqni më të mirën tuaj. Botoksi është një mundësi e mrekullueshme që ju lejon të luftoni rrudhat e bezdisshme pa sakrifikuar ditët e pushimeve. Megjithëse mund të duhet të presësh deri në dy javë për të parë rezultatet kulmore, pasi ta keni bërë, do të ndiheni të rifreskuara, të reja dhe të bukura gjatë gjithë verës.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?