MENU
klinika

E ka një arsye!

Greqia po e ekzagjeron konfliktin me Turqinë…

05.08.2020 - 13:29

Turqia dhe Greqia janë konfliktuar vazhdimisht dekadat e fundit.

Sidoqoftë, kryesisht për shkak të një seri lëvizjesh anti-turke të bëra nga shteti Grek dhe shkeljeve nga zyrtarët grekë, tensionet midis dy vendeve janë shtuar në mënyrë dramatike vitet e fundit.

Si një reagim ndaj ndërhyrjeve të Turqisë në krizat rajonale, Greqia është përpjekur të shfrytëzojë çdo mundësi për politika anti-turke.

Si rezultat i këtij këndvështrimi, Greqia ka filluar shumë konflikte me Turqinë.

Jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në politikën e saj rajonale, Greqia ka bashkëpunuar me çdo aktor rajonal anti-Turqi. Greqia nuk ngurron të tregojë qëndrimin e saj absolut anti-turk.

Për shkak të zgjerimit të hendekut midis dy vendeve, Greqia rriti përpjekjet e saj për të mobilizuar jo vetëm Bashkimin Evropian dhe SHBA por edhe Rusinë, Izraelin, Egjiptin dhe aktorë të tjerë rajonalë si Haftar dhe regjimi i Bashar Asadit.

Ajo inicoi disa projekte anti-Turqi në rajonin e Mesdheut Lindor siç është gazsjellësi EastMed dhe Forumi Lindor i Energjisë Mesdhetare që të “frenojë”  Turqinë.

Greqia ka iniciuar procesin për krijimin e Forumit Lindor të Gazit Mesdhe, i cili u “miratua” nga të gjitha vendet e rajonit, përveç Turqisë. Pastaj, ajo inicioi procesin për projektin e gazsjellësit EastMed, i cili synon të transferojë gaz rajonal në Evropë, duke anashkaluar Turqinë.

Greqia intensifikoi aktivitetet e saj anti-turke posaçërisht pasi Turqia shpalli disa teleksi navigues (NAVTEX) në rajon dhe e ktheu Hagi Sofinë në një xhami.

Athina ftoi Uashingtonin për të krijuar një bazë ushtarake në Alexandroupolis (Dedeağaç), një qytet grek afër kufirit turk. SHBA u përgjigj pozitivisht dhe vendosi një bazë atje muajin e kaluar. Ky veprim natyrisht u perceptua si një  veprim kundë Turqisë.

Ndër arsyet pse janë shtuar tensionet, dy arsye janë kryesore.

Së pari, Greqia e ka konsideruar çdo zhvillim pozitiv në Turqi si një zhvillim të dëmshëm për veten e saj. Sidoqoftë, Greqia nuk mund të konkurrojë më Turqinë në vetvete si rezultat i zhvillimeve më të fundit në të dy vendet. Sa më shumë pabarazi në ekuilibrat e pushtetit midis Turqisë dhe Greqisë, aq më shumë Greqia ndjehet e kërcënuar dhe kështu bëhet agresive.

Së dyti, Greqia, e njohur në Turqi si “fëmija i keq i Perëndimit”, ka përfituar nga tensioni i saj me Turqinë në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera evropiane.

Greqia ka qenë duke instrumentalizuar marrëdhëniet e saj konfliktuale me Turqinë në mënyrë që të marrë materiale, ekonomike dhe mbështetje politike jo vetëm nga institucionet e BE dhe anëtarët e mëdhenj të BE por edhe nga aktorët globalë si SHBA dhe Rusia.

Pra, zyrtarët grekë përpiqen të provokojnë Turqinë në rajon duke ndërmarrë hapa të njëanshëm duke shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Turqia ka eleminuar të gjitha këto plane kontrolli të hartuara kundër interesave të saj kombëtare. Ajo pret që BE dhe vendet e mëdha anëtare të BE-së të mos ndjekin një politikë pro-Greke përballë Turqisë.

Së dyti, Turqia ka realizuar disa ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë, në mënyrë që të tregojë aftësinë e saj dhe të pengojë forcat anti-turke në rajon.

Së treti, Turqia ka nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi me qeverinë libiane, një në lidhje me kufizimin e kufijve detarë në rajon dhe tjetrin në lidhje me bashkëpunimin strategjik dhe ushtarak midis dy vendeve.

Në përgjithësi, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë marrëdhëniet e saj dhe të ekzagjerojë tensionet e saj me Turqinë për të fituar mbështetjen e shteteve perëndimore.

Sidoqoftë, Turqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj kombëtar dhe të luajë një rol, si gjithmonë të rëndësishëm, në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Muhittin Ataman punoi në SETA për tre vjet, si studiues me kohë të pjesshme në Departamentin e Kërkimit të Foreign Policy. Aktualisht, ai shërben si Drejtor i Jashtëm i SETA-s (Sector Education and Training Authority).

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Sabah/ konica.al

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen