MENU
klinika

Tre fazat e remitancave në Shqipëri

Qeveria sytë nga emigrantët për 5 vitet e ardhshme

05.08.2020 - 14:56

Ndërsa në këto 30 vite remitancat kanë përfaqësuar 9 – 15% të produktit të brendshëm bruto, Qeveria ka kthyer sytë nga të ardhurat që sjellin emigrantët si një prej faktorëve kyç të zhvillimit ekonomik për 5 vitet e ardhshme. Scan Televizion ka zbardhur strategjinë e Ministrisë së Diasporës për periudhën 2021-2025, ku parashikohet bashkërendim i institucioneve për lehtësimin e kanaleve bankare për dërgimin e remitancave në vend.

Në analizën e Ministrisë së Diasporës, theksohet se dinamika e të ardhurave nga remitancat ne Shqipëri ka kaluar tre faza:

Rritjen e tyre nga viti 1991 deri ne vitin 2007; 2. Rënien ne periudhën 2008 – 2013; dhe 3. Ripërtëritjen qe prej vitit 2014.
Remitancat vazhduan to rriteshin nga viti 1991 deri ne vitin 2007, ku ato arritën nivelin e tyre maksimal. Ne vitin 2007, ne Shqiperi vlera e prurjeve monetare to remitancave ishte 952 milionë euro. Kjo e bënte Shqipërinë vendin me varësinë me të madhe ndaj dërgesave ne para ne rajon, me me shume se 300 euro per banor. Pas këtij viti, remitancat ranë duke arritur piken e tyre me to ulet ne vitin 2013 ne shifrën nen 500 milion euro. Kjo rënie shkaktoi rritje to varfërisë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, remitancat u rritën serish ne vitet 2018 – 2019, duke shënuar vlerën 1,455 miliardë dollarë ne vitin e fundit.

Varësia e larte e Shqipërie tek remitancat kërkon menaxhim strategjik ne trajtimin ekonomik to tyre, konkludon dokumenti i Ministrisë së Diasporës. Ekzistojnë modele suksesi për të ndërthurur ne ekonomi to ardhurat e remitancave me burime to tjera zhvillimi, si tregtia apo investimet e huaja to drejtpërdrejta. Orientimi i dërgesave të remitancave drejt mekanizmave formate rrit transparencën dhe promovon sistemin bankar duke rritur fuqinë e tregut të remitancave. Në Strategjinë Kombëtare to Diasporës 2021 – 2025 parashikohet promovimi i transfertave me kosto me to ulet nepermjet kanaleve formale, ne bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve pritëse.

BSH: Të huajt blenë prona, në Tiranë e bregdet

Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë!

Të gjitha valutat e huaja në rënie!

Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill!

Kryesindikalisti: Ka burokraci, u dogjën fondet!

Flota e peshkimit në Durrës, në krizë ekonomike!

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!