MENU
klinika

Familjarët e nxjerrin nga spitali

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Përmirësohet gjendja e Blertës

06.08.2020 - 13:04

 Pas më shumë se një muaji e shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e 2 korrikut në Kombinat, ka lënë spitalin!

Gjendja e saj shëndetësore është e përmirësuar, e për pasojë familjarët e kanë marrë nga spitali. Megjithatë, raportohet se Blerta Josifi do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.

Mbetet për t’u parë nëse Blerta Josifi do të merret në pyetje sërish për të hedhur më tepër dritë nga kjo ngjarje e mbuluar me mister dhe që tronditi opinionin publik.

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare.

Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Anila Hoxha

Horrori vazhdon…

Mane përplaset me pastorin që njihte familjen Josifi

“Po marrin në qafë njerëz, do na vijë radha një nga një!”

“Java nis me vranësira, por…”

Ja çfarë do t’i shqetësojë pushuesit në bregdet!