MENU
klinika

"Presim reflektimin e PDK-së për mocionin e mosbesimit"

Vetëvendosje tregon planin: Synojmë rrëzimin e qeverisë!

06.08.2020 - 15:59

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë. Ai u bëri thirrje deputetëve përfshirë edhe PDK, të reflektojnë në mbështetje të nismës për rrëzimin e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu bëri thirrje grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të parlamentit të Kosovës që ta mbështesin këtë mocion.

Sipas Selimit, shkak për rrëzimin e qeverisë është keqqeverisja dhe situata e rendë e pandemisë.

“Qeverisja ilegale dhe jo legjitime, katastrofa humanitare, ri-kapja e shtetit, nënshtrimi ndaj Serbisë dhe shumë të tjera janë arsye të mjaftueshme që secili deputet do të duhej ta kërkonte një qeveri tjetër. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime dhe avancime në varësi të bashkëpunimit me ata që e mbështesin këtë mocion. Pra, nga ky moment nisim mocionin e rrëzimit të Qeverisë aktuale në Kosovë”.

I pyetur nëse e kanë mbështetjen e partive të tjera për këtë mocion, deputeti Selimi theksoi se pretendojnë të marrin votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

“Partia Demokratike e Kosovës është subjekt opozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanë qasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhe t’i realizojnë me veprime konkrete. Sa i përket GP të Listës Serbe, jo, nuk iu kemi drejtuar me shkresë as me kërkesë. Ne pretendojmë t’i kemi votat e mjaftueshme dhe të domosdoshme për rrëzimin e qeverisë. Presim qëndrimin e tyre (AAK-së)”.

Për mbajtjen e seancës për thirrjen e mocionit të mobesimit nevojiten 40 vota.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti, edhe Qeveria Kurti u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, partner i koalicionit.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat