MENU
klinika

Ndeshja e kthimit në Champions

Barcelona-Napoli, vetëm 380 persona në stadium

06.08.2020 - 16:36

Barcelona-Napoli do të luhet në “Camp Nou”. Kur u duk se gjithçka po merrte formë dhe takimi i kthimit të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve zhvillohej në fushë asnjanëse ka ardhur edhe reagimi i organizatorëve.

Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve, katalanasit kanë konfirmuar gatishmërinë për të luajtur takimin ndaj italianëve në shtëpinë e tyre. Barcelona siguroi UEFA-n se çdo gjë do të shkojë normalisht dhe nuk do ketë asnjë rrezik.

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar se vetëm 380 persona do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje, ku përfshihen lojtarët, trajnerët, menaxherët e të dy skuadrave, personeli i UEFA-s, gazetarët, kameramanët dhe personat e sigurisë, duke shuar këtu shpresat për prezencën e tifozëve.

camp nou

Franca është shteti i vetëm në 5 ligat kryesore që ka hapur dyert për tifozët e futbollit. Kualifikimi për më tej ka një rëndësi të madhe për të dy skuadrat, sidomos për Barcelonën, pasi fitimi i Ligës së Kampionëve është e vetmja mundësi për ta mbyllur me trofe këtë sezon me ulje-ngritje.

Skuadra spanjolle niset më e avantazhuar pas barazimit 1-1 në “San Paolon” e tejmbushur me 60 mijë tifozëve. Sfida mes Barcelonës dhe Napoli do të luhet të shtunën e 8 gushtit. Raundi i mbetur i turneut është parashikuar të mbahet në Portugali, me finalen që do të zhvillohet më 23 gusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN