Pas aventurave me Dritën në Kosovë dhe Besën e Kavajës, Lucas Cardoso është rikthyer përsëri te Partizani. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratën e re me të kuqtë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “demave”.
Këtë e ka konfirmuar agjencia që menaxhon lojtarin brazilian, e cila poston edhe një foto nga momenti kur lojtari firmos kontratën me Partizanin. Pas disa huazimeve, tani Cardoso do të ketë mundësinë të vazhdojë të tregojë vlerat e tij me Partizanin.
View this post on Instagram
Lucas Cardoso renewed with Partizani, Albania, for 2 more years. He is #FGA . . . ????
Është një rikthim që pritet ta konfirmojë vetë Partizani në orët e ardhshme. Cardoso u shpall kampion me të kuqtë, por fati e deshte që ta shpallej kampion edhe me Dritën në Kosovë, ku ishte i huazuar.