MENU
klinika

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

06.08.2020 - 20:41

Norma e papunësisë në Greqi u rrit në 17% në muajin Maj, nga 15.7% në Prill, sipas të dhënave nga zyra e Statistikave në vend, ELSTAT.

Ky ishte treguesi më i lartë i papunësisë në 9 muaj. Të dhënat e përshtatura ndaj efekteve sezonale treguan se numri i të papunëve qëndroi në 764,912 njerëz, me ata deri në moshën 24-vjeç që mbajnë pjesën më të madhe.

Tek personat e rinj në moshën 15-24-vjeç, norma e papunësisë u rrit në 37.5% nga 32.2% në të njëjtën periudhë një vit më parë. Papunësia në Greqi, që shënoi një nivel rekord të lartë prej 27.8% në Shtator 2013, ka rënë gradualisht që prej atëherë, pavarësisht se qëndron më e larta në të gjithë Eurozonën.

Buxheti 2020 i Greqisë projektonte një përshpejtim ekonomik këtë vit, duke mbështetur rënien e normës së papunësisë në 15.6%, por masat e karantinës të vendosura për të ndaluar koronavirusin, kanë hedhur poshtë këto projeksione. Komisioni Europian vlerëson se papunësia në Greqi do të rritet në 19.9% këtë vit dhe ekonomia do të tkurret me 9%.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi