MENU
klinika

"I ka vënë me burime të ligjshme"

Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, avokati ankimon vendimin e SPAK

07.08.2020 - 13:47

Avokati i Ylli Ndroqit ka ankimuar sot vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive, duke thënë se klienti i tij i ka ngritur pasuritë me burime të ligjshme.

Avokati deklaroi se ka dorëzuar në gjykatë prova për burimet e pasurive të Ndroqit, duke shtuar se “Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që është bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian”.

“Sekuestroja është vendosur duke përmendur një shkresë të Interpolit që z.Ndroqi ka qenë i arrestuar në vitin 2015 në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që është bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian. Ka lëvizur lirshëm në zonën Schengen dhe në Amerikë. Është vënë si indicie, pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese pasi është votuar dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010.

Kemi konstatuar absurditeti në raport procedurat, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati. Ndërsa për pronat e tjera janë të vënë nga aktiviteti tregtar i recensuar në mënyrë të ligjshme qysh nga viti 1993. Ka kaluar disa kontrollet nga tatimet dhe pastrimi i parave duke rezultuar OK. Po ashtu është kredituar edhe nga bankat. Po ashtu, janë sekuestruar edhe mjete që janë me leasing nga Reiffeisen Bank duke u quajtur si të paluajtshme. Po e njëjta gjë me prona që janë financuar 100% nga bankat.

Pasuritë e z. Ndroqi janë të vena me burime të ligjshme dhe shpresojmë që provat do të merren nga gjykata e Apelit, pasi sekuestroja është bërë në kundërshtim me ligjin anti-mafia, ku përcaktohet kur vihet sekuestroja. Këto prona nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit apo kur janë nën ndikim të organizatave kriminale. Në fakt, televizionet kanë qenë duke botuar lajme kundër organizatave kriminale. Është absurde që të sekuestrohet një media që komplet kapitalin e saj e ka blerë me financim bankar”, tha avokati.