Champions League është rikthyer pas 5 muajsh, por me dy ngjarje të rëndësishme. Dy nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut, Real Madrid dhe Juventus janë eliminuar. Kalojnë më tej Manchester City dhe Lyon.
Manchester City fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Real Madrid, kur edhe të parën në Spanjë e kishte fituar po me këtë rezultat. Dy gabime të Varane, një në pjesën e parë dhe një të dytën, teksa Sterling dhe Gabriel Jesus nuk falën me portën bosh. Goli i Benzema me kokë në pjesën e parë vleu vetëm për statistikë.
Ndërsa Juventus përmbysi Lyon 2-1 në Torino, por humbja 0-1 në Francë i kushtoi shumë. Depay shënoi për miqtë me penallti në 12’, ndërsa në 43’ barazoi me penallti Cristiano Ronaldo.
E dyta foli për bardhezinjtë, CR7 shënoi një supergol nga jashtë zone në 60’, por nuk mjaftoi, pavarësisht se Juventus pati raste pa fund. Lyon do të ndeshet pikërisht me Manchester City me tek ndeshje në cerekfinale.