Në pranverë, spitalet u mbushën me pacientë, të infektuar me koronavirus, ndërsa urgjencat patën një renie drastike të atyre që paraqiten pasi pësojnë një sulm në zemër apo një goditje në tru. Në gjithë Amerikën raste të tilla që nga shpërthimi i pandemisë kanë pësuar ulje.
Lidhur me këtë është bërë një studim në pesë sisteme shëndetësore në Kolorado, Connecticut, Massachusetts, North Carolina dhe New York dhe është vërtetuar me shifra.
Në këto vende si rrallëherë u raportuan ulje për vizita në departamentin e urgjencave mes 40% dhe 60 % në katër muajt e parë të vitit 2020, ndërsa marsi pësoi një ulje edhe më të ndjeshme. Studimi zbuloi se në 10 javët kur koronavirusi u shpall një emergjencë kombëtare, vizitat në shërbimin e urgjencës ranë me 23% për sulmet në zemër, 20% për goditjet në tru dhe 10 % për krizat hiperglicemike. Sipas mjekëve probleme të tilla kërkon patjetër survejimin dhe asistencën nga ekspertët shëndetësorë.
Dhe pyetja një milion dollarëshe që po mundon mjekët është kjo: A patën më pak sulme në zemër dhe goditje në tru në periudhën e pandemisë për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës me karantinë?
Apo norma ka vijuar e njëjtë por ata që patën probleme qëndruan në shtëpi? Për këtë të dytën shifrat e vdekshmërive dhe telefonatave nga persona që pësojnë goditje të tilla nuk kanë treguar për rritje. Të vërtetën deri më tani askush nuk e di. Koronavirusi vijon të mbetet me të panjohura.