Qendrat turistike të vendit nga veriu në jug po zhvillohen dhe po sistemohen përmes shumë investimeve.
Kryeministri Edi Rama thotë se kantiere të tjera ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, po shtrihen në gjithë vendin nga Vermoshi në Borsh.
“Kantiere të tjera nga maja e Veriut, në Vermosh, ku po sistemohet qendra turistike e po ngrihen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit struktura mikpritjeje për turistët e Shqipërisë malore, lart në Bajram Curri, ku po ndërtohet unaza e qytetit, e më tej nëpër zona të tjera fshatrash nëpër hartën e vendit, që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, deri poshtë në rrugën e Kalasë së Borshit”, shkruan Rama.