MENU
klinika

Nga Alban Daci

Dy fjalë për Rrugën e Arbrit!

08.08.2020 - 19:42

Së pari, kjo rrugë po bëhet me paratë e shqiptarëve e këtë ta ngulisin mirë në mendje ata që e kanë qejfin partinë. Pra, nuk e kemi dhuratë nga askush! Është detyrim i çdo lloj qeverie ndërtimi i kësaj rruge që në fakt është shumë i vonuar ;
Së dyti, kemi hyrë në dekadën e tretë pas viteve ’90 dhe akoma flasin me tone suksesi për aksin e Veri-Lindjes, i cili ka aq shumë probleme varfërie sa ngjanë me Nepalin! Madje edhe Nepali ka rrugë më të mira;
Së treti, kjo rrugë nuk është më standardet e kohës dhe nuk është autostradë siç duhet të ishte në fakt dhe brenda 10 viteve për shkak të rritjes së fluksit të trafikut dhe të shkëmbimeve me vendit e Europeës-Juglindore, do të na duhet të bëjnë prapë një rrugë tjetër ose të zgjerojmë atë që është;
Së katërti, Berisha, pa hyrë në analiza ka një meritë të veçantë për nismat e infrastrukturës duke përfshirë edhe asfaltimin rrugës Peshkopi-Kukës. Peshkopi-Sllovë, vetëm 24 klm bëhej për 4-5 orë duke u shembur nga veshkat;
Së pesti, kjo rrugë kaq e domosdoshme duhet të ishte bërë me kohë. Megjithatë, Veri-Lindja ka probleme serioze varfërie e të natyrës ekonomik-sociale që ka nevojë për projekte serioze zhvillimi;
Së gjashti, niveli i përfaqësimit në nivel lokal e pse jo qendror mbetet i dobët për Qarkun e Dibrës.
Së shtati, debati Rama apo Berisha në lidhje me të ardhmen e Dibrës, dëshmon për fat të keq sa të përçarë jemi ne dibranët dhe vazhdojmë të bëjmë militantizëm;
Së teti, rruga po ndërtohet nga privati e normal qe s’mund të ketë probleme teknike, sepse është ligji i fitimit ekonomik;
Së nënti, rruga e Lurës duhet të ishte bërë me kohë e dibranët e kanë ngritur shumë pak zërin për këtë segment rrugor e këtë e kanë pikërisht për të mos “merzitur” politikën
Së dhjeti, nëse dibranët mbrojnë interesat e tyre përtej militantizmit Dibra bëhet dhe e meriton të jetë një ndër zonat më të zhvilluara në Ballkan e pse jo edhe me gjërë, sepse ka çdo gjë që duhet të ketë një vend! Dikur qaheshim se kishim Berishës e sot kemi drejtues që në një konak dibranë do të ishin të ulur ose në fund të odes ose do të csktoheshin vetëm për të shërbyer. Mbetja e sahatit tek koha e Berishës po na bën të humbim kohë më atë që jetojmë dhe atë që duhet të sfidojmë!