MENU
klinika

Jeta e një pensionisti

Sela, njeriu i veprave të mëdha dhe i një pensioni qesharak

14.08.2018 - 22:43

Dikur në kohët e mëparshme, kur duhej të bëhej një punë e vështirë thoshin se kjo punë do gegë. Gegët për nga shtati, durimi dhe këmbëngulja ishin për punë të vështira që nuk i bënte shumëkush. Duket sikur veprat e mëdhaja për t’u ndërtuar duan njerëz të mëdhenj, por jo, duan njerëz që e duan punën, të përkushtuar dhe me dëshirë për jetën. Selamet Carra, kavajësi me origjinën e fisit nga Mirdita, e ka mposhtur moshën me punën e tij gjysmëshekullore, megjithëse po shkon tek të 80-at.

Të njëtjën gjë e shfaq edhe nga pamja. Sela, siç e thërrasin shkurt, është nga ata njerëz që nuk e thyhen dot puna, po ai e vë përpara punën. Ai është një njeri që i flet vepra, edhe pse Selametit nuk i mungojnë fjalët, por indiferentizmi i shoqërisë dhe sidomos i shtetit. I vjen keq për veprat madhështore të dikurshme që u shkaktëruan në tranzicion.

Gjurmët e punës së tij të thjeshtë janë kudo nëpër Shqipëri, në pallate, fabrika, uzina, dhe hidrocentrale. Ka punuar për gjysmë shekulli nga viti 1960, por pensioni i tij i mpakur prej 13 mijë lekësh të reja, tregon indiferencën e një sistemi kaotik. S’ka sesi mos të ndjejë trishtim kur në këtë situatë, edhe pse Sela nuk është marrë me politikë dhe ai nuk di të gjej arsyen e këtyre trajtimeve disavantazhuese që i bëhen njerëzve që u kanë kushtuar jetën punës.

I dekoruar disa herë me “Urdhrin e Punës”, Selës tashmë i kanë mbetur veç kujtimet. Janë ato që e mbajnë gjallë se i moshuari, që prej vitit 2000 kur u aksidentua gjatë punës si mekanik në Breshia të Italisë nuk doli më në punë. Që prej atëherë e deri më sot, shteti i shpagon punën e tij prej 5 dekadash në front të vështirë me 13 mijë lekë të reja.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin