MENU
klinika

'Dyer të hapura, jetë të shpëtuara'

Muzeu i munguar për shpëtimin e Hebrenjve

09.08.2020 - 07:22

Një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës, jo vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit! Në qendrën historike të saj do të ndërtohet muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve.

Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai ka njoftuar se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.