MENU
klinika

Dëshmia e Ervis Martinajt

Vrasja në ish-Bllok/ Martinaj: I dashuri i Elvanës një dele!

10.10.2018 - 13:27

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cilësuar si “mollë sherri” për masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhet të japë deklarimet e saj për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin.

Në të kundërt, do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar. Pas sherrit në ish-Bllok, ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ajo është larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE-së, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos pohohet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake, Mevjol Bilo.

Ngjarja me 1 të vrarë e dy të plagosur “kryqëzoi” këngëtaren Elvana Gjata, ndërkohë që i plagosuri Ervis Martinaj gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues që vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij ka deklaruar se me “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, është publikuar një pjesë e dëshmisë së 36-vjeçarit. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht. “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flasë me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”, është shprehur Martinaj.

Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT
Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”.
Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit.
Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”