Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, ka mësuar rivalin e turit të parë eliminator të Champions League, që këtë vit do të luhet me tek ndeshje. Shorti ka vendosur që Tirana të përballet me gjeorgjianët e Dinamo Tibilisi.
Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës. Ndeshja do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga goglat.
Në bazë të ndarjes që kishte bërë UEFA, duke marrë për bazë pozitat gjeografike, por edhe situatën me kufizimet apo jo të udhëtimeve për COVID-19, bardheblutë do të ndesheshin me njërën mes Astana të Kazakistanit, Qarabag të Azerbajxhanit, Dinamo Tbilisi të Gjeorgjisë dhe Maccabi Tel Aviv të Izraelit.
Ndërsa kampionia e Kosovës, Drita, do të përballet me Legian e Varshavës në raundin e parë, në rast se kalon si fillim kampionen e Irlandës së Veriut, Lienfield. Gjithashtu shorti ka vendosur që ndeshja të zhvillohet në Poloni, duke ditur se kualifikimi do të vendoset me një takim.