MENU
klinika

Perfeksion!

Pse Lady Diana është princesha më e bukur e të gjitha kohërave?

09.08.2020 - 12:30

Perfeksioni i portretit të saj është shpjeguar nga një kirurg profesionist, i cili ka studiuar raportin e artë dhe ideal të bukurisë dhe harmonisë në tiparet e fytyrës së princeshës Lady Diana!

Ekziston një formulë shkencore që konfirmon përsosjen e parametrave dhe tipareve të fytyrës të së ndjerës Lady Diana. Fytyra, hunda, vetullat janë disa nga karakteristikat e marra në konsideratë nga Julian De Silva, një kirurg i njohur në Qendrën për Kirurgji Kozmetike & Plastike në Londër, i cili ekzaminoi fytyrat e disa personaliteteve reale përmes formulës së Seksionit të Artë, në të cilit Grekët e lashtë bazuan idealin e tyre të bukurisë. Sipas ekzaminimit të tij, vetëm ish-gruaja e princit Charles të Anglisë ishte në krye të renditjes, si një portret perfekt i ekzaminuar nga eksperti, duke marrë rezultatin më të lartë (89.05%), pak më të lartë se ajo e Ranias së Jordanisë ( 88.9%).

Sepse fytyra e Lady Dianës është gati perfekte! Fytyrat e princeshave të ekzaminuara ishin të izoluara në disa elementë, në mënyrë që të mund të vinin në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilës. Sipas sistemit të kompjuterizuar të hartës së fytyrës, bazuar në parimet e përdorura nga Leonardo Da Vinci në Man Vitritvian, balli dhe vetullat e Lady D ishin pothuajse të përsosura, ndërsa buzët e saj ishin shumë të holla dhe mjekra e saj nuk ishte shumë klasike. Rania e Jordanisë, nga ana tjetër, dallon për mjekrën e saj klasike dhe buzët e përsosura, por pak problem raportohet detaji i gjerësisë së hundës dhe madhësia e ballit. Vendi i tretë për Grace Kelly-n, me një pozicion gati të përsosur të syve.

Të mirë distancuara për nga bukuria, krahasimisht me të ndjerën vjehrrën e tyre, Meghan Markle dhe Kate Middleton janë pjesë e kësaj gare, gjithashtu! Meghan me “simetrinë e shkëlqyeshme të fytyrës”, shumë afër idealit grek të përsosmërisë vendoset në pozicionin e katërt të renditjes, ndërsa kunata e saj e ndjek atë duke u pozicionuar e pesta! Faji? Nofulla shumë e theksuar, gjithmonë sipas atyre kritereve njohin hapësirën e duhur midis hundës dhe buzëve.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë