Pas pesë garash në Botërorin e këtij sezoni në Formula 1, nuk kemi një fitues nga Mercedes. Max Verstappen me Red Bull, i nisur nga vendi i katërt, triumfon në Silverstone, në 70-vjetorin e Formula 1, duke i dhënë fund dominimit të Mercedes.
Strategjia me gomat e forta dha efekt për Verstappen, që edhe kur i doli dyti, nuk e pati të vështirë të parakalonte makinat Mercedes. Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton, që u nis i dyti dhe zuri po vendin e dytë. Britaniku bëri dy parakalime në fund, duke kaluar Bottas dhe Leclerc. Hamilton barazon Schumacher me 155 podiume.
Pak zhgënjim për Bottas, që u nis i pari dhe përfundoi i treti, duke humbur vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, që merret pikërisht nga fituesi i kësaj gare. Vend i katërt për Ferrarin e Leclerc. Mund të quhet pozitive, pasi u nis i teti, duke rikuperuar 4 vende.
Career win No. 9️⃣ for @Max33Verstappen ?#F170 ?? #F1 pic.twitter.com/Fk3YEb5PtC
— Formula 1 (@F1) August 9, 2020
Zhgënjen sërish Sebastian Vettel, që nga vendi i 12-të që u nis, nuk rikuperoi asnjë vend dhe e mbylli po në këtë pozicion, duke mos marrë asnjë pikë. Renditjen e përgjithme e kryeson Hamilton, ndjekur nga Verstappen dhe Bottas. Sa u përket konstruktorëve, Mercedes kryeson bindshëm. Gara e ardhshme zhvillohet me 16 gusht ne Sapnje.