MENU
klinika

Përballja në çerekfinale

Dy lojtarë pozitivë, ndeshja e Champions në rrezik

09.08.2020 - 21:17

Pikërisht në fazën më të nxehtë të kompeticionit europian Champions League, futbolli është tronditur nga lajmi i fundit rreth Atletico Madrid. Te klubi spanjoll janë konfirmuar dy pjesëtarë të grupit madrilen me koronavirus.

Lajmi është përcejllë nga “El Colchoneros” në faqen zyrtare. Rezultatet e fundit të analizave vjen 4 ditë përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Leipzig në Lisbonë të Portugalisë.

Atletico Madrid komunikoi se do të zbatojë në mënyrë strikte protokollin shëndetësor për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por nëse ditën e nesërme rezultojnë më shumë futbollistë pozitivë, ndeshja në fjalë rrezikon shumë.

UEFA e ka bërë të qartë se, nëse ka raste pozitive, zëvendësohen menjëherë me të tjerë, nëse del shumica e ekipit, fiton në tavolinë ekipi tjetër. Në këtë mënyrë, Champions League do të shkojë deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN