MENU
klinika

Dyshimet mbi ngjarjen e rëndë

Gjendet e vdekur në banesë 67-vjeçarja në Laprakë, shoqërohet në polici i biri

10.08.2020 - 07:55

Një grua 67-vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Laprakë. Policia thotë se gruaja nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa pritet që shkaqet e vdekjes t’i tregojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Po sipas policisë, është bërë shoqërimi në komisariat i djalit të saj, personi i vetëm me të cilin jetonte.

Sipas News24, djali i familjes në Laprakë që u shoqërua për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës së tij, është me probleme psikologjike dhe epileptik.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!