Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 506 testime të kryera janë konfirmuar 125 raste të reja me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë. Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19, një 55 vjeçare nga Vlora.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë, ndërsa të intubuar janë 3 pacientë.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.
COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)
Testime totale 46448
Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957
Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35