MENU
klinika

"Nuk godet krimin e organizuar të lidhur me pushtetin"

Lubonja flet pa dorashka: SPAK po bën drejtësi selektive!

10.08.2020 - 17:42

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “News 24”, duke folur për SPAK dhe reformën në drejtësi, theksoi se kjo reformë i duket selektive.

Lubonja theksoi se SPAK duket sikur bashkëpunon me qeverinë dhe nuk bën drejtësi të barabartë për të gjitha palët politike.

“Teza ime është kjo që se një drejtësi që nuk funksionon sipas parimit që të gjithë të barabartë para ligjit, por sipas parimit që disa janë më të barabartë se të tjerët, është padrejtësi më e madhe. Unë besoj se reforma në drejtësi mund të prodhojë kriminelë të lidhur me shtetin. SPAK ka dhënë prova të selektivitetit. Ora Neës ishte goditje selective.

Selektiviteti qëndron në atë që narko-trafikantë pastrojnë para bashkë me qeverinë, të tjerët sulmohen nga SPAK-u. Kjo është selektive në dëm të drejtësisë dhe forcon një bandë që është në pushtet. Kemi dosje të vjedhjes së votave në Dibër dhe në Durrës, ku duket bashkëpunimi mes kriminelëve dhe të zyrtarëve të PS. Edhe komisionerët që u arrestuan ishin më shumë të opozitës”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja vlerësoi se situata e përgjithshme në Shqipëri paraqitet e rëndë, duke shtuar se edhe ekonomia është në duart e pak njerëzve, që bashkëpunojnë me qeverisjen.

“Kemi një situatë të rëndë në vend. Me këtë situatë që është, edhe opozita nuk ka cfarë të bëjë. Sistemi ynë ekonomik është me një grusht oligarkësh, prapa së cilëve është një grup i organizuar kriminal që pastron paratë dhe kjo është ushtri e madhe që është e lidhur me qeverinë”, deklaroi Lubonja.

I pyetur nëse qeveria ka dështuar në trajtimin e situatës nga koronavirusi, Lubonja tha se në një mënyrë ose tjetër ka pasur probleme.

“Unë mendoj se qeveria ka dështuar, në kuptimin më të gjerë. Edhe vendet e tjera janë kapur në befasi, por të krahasosh vendin tonë me fqinjët, problem është gjendja. Strategjia e daljes ishte se besonte te fati, jo strategji studimi apo të bërjes së shumë tamponeve etj. Në këtë aspekt ne jemi një dështim. Këtë gjë e tregon edhe fakti që kryeministri nuk flet për Covid-19.

Ne po qeverisemi nga një individ, por duhet që institucionet të funksionojnë. Ne kemi një lider të vetëm që bën edhe shiun, edhe breshërin, edhe mjegullën etj. Rama largohet sepse nuk ka cfarë të thotë. Nuk e bën dot më edhe nga ekonomia. Në këtë situatë kërkon të largojë përgjegjësinë. E vërteta pastaj se pse Rama nuk del më mund të jetë edhe gjë tjetër që unë nuk e di”, përmbylli Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush fiton nga marrëveshja për reformën zgjedhore?

Fotoja Meta-Rama, Fatos Lubonja: Teatër banal shqiptar

“Ç’evropianizimi i Evropës”/ Nga Fatos Lubonja

“Pse administrata Trump mbështet Ramën? Kthimi i ideve territoriale dhe…”

"'Çunat problematikë' kanë dalë nga furgoni"

Basha dhe Meta bëhen bashkë, mbrojnë Lubonjën!