MENU
klinika

Nga Fahri Xharra

Zoti flet shqip! Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive!

10.08.2020 - 20:52

Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.
Dhe zbërthimin i këtyra që u thanë më lartë na japin Dhimitri Pilika, Edouard Shneider,

Zoti flet shqip

Shkruan Fahri Xharra

Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?
“Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim, që ta kemi gjithëmonë afër që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë amëtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja”

Zoti flet shqip! Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive !

Zoti flet shqip!

“Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim, që ta kemi gjithëmonë afër që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë amëtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja”

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike… (Dr. Dhimitër Pilika, 1994 ) Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.
Dhe zbërthimin i këtyra që u thanë më lartë na japin Dhimitri Pilika, Edouard Shneider,
Aristidh Kola (etj) si dhe vetë qenja e jonë që i mbijetoi Oqeaneve të Historisë dhe valëve të mëdha të saja përpirëse që herë e fundosnin e herë çitnin në sipërfaqe të jetës së pasardhësve lashtësinë e vet.
Edhe pse shpesh thuhet që shkenca ende nuk ka arrijtur të zbërthen origjinën racore të pellazgëve të humbur në natën e errët të kohës, prapë se prapë, lindja e këtij populli të lashtë në agun e historisë së popujve mund të zbërthehet përveq tjerash edhe me anën një populli të lashtë që ende jeton dhe me gjuhën e atij populli që ende flitet. Prejardhja e një populli është e lidhur ngusht me prejardhjen e gjuhës se tij dhe një gjuhë e pavarur do të thotë një popull i veçantë. Zoti fliste Shqip!
Duke lundruar ne Oqenin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonëshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje.
Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njetën mënyrë sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
Herodoti (484-425 prK) na spjegon në mënyrë shumë bindëse përvojën me dy fëmij në Egjypt.Mbreti i Egjyptit për të mësuar se cili ishte populli më i vjetër e bëri këtë: Dy fëmij të posalindur iu besuan nje gruaje së cilës iu kishte këputur gjuha në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi të iu fliste fëmijve dhe në mënyrë instiktive të mos ndikonte te ata në formimin e të folmës së tyre, sepse të gjitha gjuhët fillojnë të mësohen nga veshi( të ndëgjuarit). Herodoti spjegon që fjala e parë që ata kishin klithur ishte ” buk ”Duke kërkuar ndër të huajt, banorë të Egjyptit se nga cili popull vinte kjo fjalë, ai gjeti se ata ishin Frigjët ata që i thonin ”bukës”. Frigjët, (Frigasit) ishin pellazgë dhe ata e flitshin gjuhën e shqiptarëve të sotëm. Dhe vërtetë ishte fjalë monosilabike që është e mundshme nga fëmiu ( A.Kola, E. Schneider )
Për ti dhënë vendin e sajë racës Pellazgjike në llojin e njerëzimit, ne nuk do të shërbehemi me me cilësi anatomike ( Edouard Schneider) por me gjuhën, përrallat dhe tregimet, legjendat dhe zakonet e Shqyptarëve të cilët janë të zbriturit e drejpërdrejt të Pellazgëve. Do të flasim për gjuhën shqipe.Gjuha e pellazgëve duhet të ketë qenë një gjuhë admirative, ekslamative, demonstrative dhe imitative; kështu me një gjuhë monosilabike dhe konçize ku cdo rrokje, çdo zë e jep një kuptim të plotë.Ne mund të dijmë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdor shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet, tokën, ujin, zjarrin, frymën, njeriun, zogjët, pemët
Nëse ne e marrim që gjuha e Shkyptarëve diellit i thot dillë, qiellit Qillë, dheut Dhe, yjeve Hyll Hyi, zjarrit ziarm ose zierm, frymës erë njeriut njer, zhtazës shtans, ; zogut shpen, pemës pem` ;kreut Kok´ ose kry, ujit uj´; shofim që të gjithë emrat janë të shkurtër, të ëmbël për ndëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.
Dielli e shprehë idenë e një qendreje ndriçuese :Dielli e fillon ditën : Nga Dielli rrjedhë dita pastaj drita dhe e drejta.Qielli e shpreh idenë bashkëkrijuese ( nga mitollogjia, bashkimi i qiellit me tokën e bëri njeriun)
Dhe, dheu e shprehë të zezën, terrin mbi tokë. Edhe sot thuhet .”Zi si dhe (dheu)”
Nir (njeriu) e shpreh gjendjen e njeriut të parë të vëmendshëm, i përmbledhur, i përmbajtur karshi natyrës. Edourd Schneider e spjegon që emri njeri rrjedhë nga dy fjalë
me ni (ndie) me ri ( me ndejt, qëndruar), .
Për thellim më të madh të lexohen autorët e cituar më lartë
Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit, gjuhë e cila spjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Spjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit, por ky shkrim le të jetë një grrithje në gjuhën më të vjetër të botës.

******************************************************************

Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive !

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)
Pseudostudiusit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mojojnë birërinë pellazge-ilire-shqiptare , praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës por edhe të Shqipërisë. Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat ,parailirët autokton ( të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bij të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë” ,si të gdhirë në Europë që para shfaqjes së Hënës në hapësitar qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufinj e nuk kishte fqinj.
“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit .Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm ” (Gjuha e Perëndive , Aristidh Kola,2003)
”Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër , bija ime,që ta kesh gjithëmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja . Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedhi nga pellazgët e rrënjës (autokton) që e populluan Europën , këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjës e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit” .(Konstainipojë ,31,12 .1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)
“Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do ti shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund ti sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.( Lutfulla Peza & Liljana Peza : Në kërkim të të rrënjëve të gjuhës shqipe) “
Nga këto tri libra e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hujnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shofim dhe të bimdemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera.Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.
“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch)
Nëntë muzat e Mnemosines (Mνημοσύνη)Të nëntë muzat sipas mitologjisë ” greke.” ishin:Calliope (E epikes)Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragei)Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet),Thalia (Komedi)
Urania (Astronomi). Por si linden keto ?
Gruaja e Jupiterit ishte Mnemozina e cila i lindi të nëntë muzat, te cekura më lartë.
Si lindi fjala Mnemozinë? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me m sue , nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment – menja ,te menduarit . Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit ,nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Muze qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare. Lum ne, për gjuhën tonë të perëndive.!
A duhet të studjojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike? JO! Nga rrjedhë fjala defter (tefter, defteros etj) .Te vjeter jemi !Ne kete liber shkruante Edouard Schneider se defter i thuhet librit ,që rrjedhë nga dy fjalë pellazge ( lexo sot shqipe) dy & ftyra ose dyftyra që në menyrë alegorike shpesh për të m´shehur të vërtetën në libër. Një fytyrë e verteta dhe fytyra tjeter e mëshefur ne liber.Libri nuk ishte per gjithkend.(Edouard Schneider ,1897, E verteta pellazgjike).
Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbë se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?