MENU
klinika

Historia e Berat Gjimshitit

Nga 14 humbje radhazi, në çerekfinale të Champions

11.08.2020 - 21:15

Është shqiptari i parë i kombëtares kuqezi që do të luajë një ndeshje çerekfinale të Champions League qëkur ky kompeticion u emërtua kështu në vitin 1992, me këtë format që ekziston edhe sot (sezoni i sivjetëm ndryshon me tek ndeshje për shkak të pandemisë).

Fjala është për Berat Gjimshitin. Nga Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo dhe Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit me Milanin, atij me gol të Brignoli.

Dhe nga këto 14 disfata, të një serie të jashtëzakonshme negative, të regjistruara nga Benevento në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Gjimshiti i ka përjetuar 6 në vetën e parë. Herë të tjera, jo.

Sot, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Si startues absolut, shqiptari dhe të tijtë janë të aftë të befasojë tërë Europën. Në të majtën e qendrës së mbrojtjes tre-personëshe të Atalantës ndodhet ai, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili ka treguar se meriton një vend në skuadrën e Gasperinit.

Gjimshiti ishte në fushë të gjitha 90 minutat e natës historike në Valencia. Ajo transfertë e dërgoi Atalantën në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe ai bëri mirë, përkundër tre golave, plotësisht të parëndësishëm për qëllime të kualikimit, i korrigjuar nga lojtarët e tjerë bergamaskë në “Mestalla”.

Mbi të gjitha, Gjimshiti tashmë e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ai ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Sidoqoftë, pa pretenduar minuta më shumë, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si startues, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Përkundrazi.

Sapo ishte kthyer nga huazimi te Benevento. Një vit pozitiv për të, i aktivizuar vazhdimisht, për herë të parë, në Serie A, por jo nga ekipi bergamask. Ai kaloi nëpër duart e dy trajnerëve (së pari Baroni, pastaj De Zerbi), por skuadra ku ishte huazuar grumbulloi vetëm 21 pikë në 38 javë kampionati; 15 më pak se SPAL, i katërti nga fundi.

Dhe një kthim i pashmangshëm dhe i shpejtë në Serie B, një kategori që këtë vit Benevento e ka mbizotëruar deri në fund. Gjimshiti, nga ato 38 ndeshje, luajti 30. Të gjitha si startues, të gjitha në fushë nga fillimi në fund. Nja dy sezone më vonë, gjithçka ndryshoi.

Futbolli italian është mjaft kompetitiv, por ngritja e Beratit vazhdon pa u ndalur. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions League! Pse jo, të shkojë në gjysmëfinale. Do të sfidojë Neymar me shokë. E vështirë, por jo e pamundur…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet

Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”

Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”