MENU
klinika

Televizioni Publik Gjerman

“Në Kosovë, koronavirusi jashtë kontrollit”

12.08.2020 - 11:34

Televizioni publik gjerman “ZDF” ka realizuar një reportazh në Kosovë rreth situatës pandemike dhe, sipas tij, situata me COVID-19 ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.

ZDF ka përmendur numrin e lartë të personave që po vdesin si pasojë e virusit, derisa thekson faktin se Kosova ka më pak se dy milionë banorë.

“Në Kosovë, një vend që ka gati 2 milionë banorë, ndodhin çdo ditë nga 12 vdekje si pasojë e koronavirusit”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ZDF.

Gjithashtu, mediumi gjerman ka përshkruar edhe situatën e rënduar nëpër spitale, mungesën e respiratorëve dhe zënien e pothuajse të gjithë shtretërve.

ZDF shkruan se numri i personave të infektuar ka filluar të rritet që nga lehtësimi i masave në qershor. /Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmëron ministria e Shëndetësisë së Kosovës

“Duhet të përgatitemi, muaji korrik do të jetë i vështirë”