MENU
klinika

"Na u tund toka nën këmbë"

E mbijetuara nga shpërthimi në Bejrut: Pashë vdekjen me sy…

12.08.2020 - 12:10

      “Po takohesha me miqtë për kafe, në një kafene në lagjen “Hamra”, kur papritur toka nisi të na tundej nën këmbë. Dikush bërtiti, ‘tërmet!’. Por, shoku im, i cili e ka përjetuar periudhën 15-vjeçare të luftës civile në Liban, nga viti 1975 deri në vitin 1990, thoshte se ishte shpërthim!”.

“Ende pa e marrë veten nga ajo që sapo ndodhi, pasoi një shpërthim i dytë, madje edhe më i fortë se i pari. Ndërtesat po shembeshin nga vala e shpërthimit dhe xhamat binin mbi ne,..  U paralizova nga frika”.

Kështu e filloi rrëfimin për atë që përjetoi, Rima Majed, profesoreshë pranë Universitetit Amerikan të Bejrutit, e cila foli për CNN.

“Kur vendi u mbulua nga pluhuri, gjithçka që shihja në ato momente ishte shkatërrim – njerëz të përgjakur, një kafene e kthyer në ngjyrë hiri, rrënoja në rrugën e gjatë – sirenat e makinave ishin shurdhuese”, – u shpreh ajo.

A view of the port after the explosion on August 4, 2020 in Beirut, Lebanon. According to the Lebanese Red Cross, at the moment over 100 people died in the explosion and over 4,000 were injured in explosion at Beirut Port. Officials said a waterfront warehouse storing explosive materials, reportedly 2,700 tons of ammonium nitrate, was the cause of the blast.(Photo by Fadel Itani/NurPhoto via Getty Images)

Sipas saj, Libani ishte goditur nga korrupsioni politik dhe kapitalizmi i egër, për dekada. Vendi ishte nën kolapsin ekonomik, pasuar ky nga pandemia.

“Megjithëse pata fatin të shpëtoja pa shumë prerje apo mavijosje, mikesha ime pati pësoja të rënda. I ra përsipër një xham i thyer, duke i nhapur plagë në këmbë… Kishte shumë gjakderdhje dhe iu desh t’i nënshtrohej mjekimit të menjëhershëm”, – rrëfen Majed.

“Nxituam të marrim taksinë e parë që pamë në rrugë dhe i kërkuam shoferit të na dërgonte në qendër – shpresonim të gjenim një spital ku mund të  trajtohej. Në taksi, u bë e qartë se nga shpërthimi nuk kishte pasur dëmtime vetëm në lagjen tonë – shpërthimi kishte tronditur pjesën më të madhe të qytetit. Ndërkaq, pak spitale ishin në dispozicion për të pranuar pacientë”, – u shpreh ajo.

Teksa rrëfen për peripecitë që kaloi më 4 gusht, Majed shpjegon, se spitalet ishin të mbipopulluar.

“Trafiku vërshonte nga makinat… Ne nuk ia dolëm të shkonim në spital, kështu që përfunduam në shtëpinë e një të afërmi të mikeshës tonë, i cili jetonte afër dhe ishte mjek”, – theksoi sociologia.

“Në kohën kur arritëm, shtëpia e tij ishte shndërruar tashmë në spitali. Fqinjët e plagosur ishin aty, të mbuluar me gjak”.

Ajo spjegon, se doktori u detyrua t’i mjekonte pacientët pa pajisje mjekësore të disponueshme… Kush e dinte, se qyteti do të gjendej në një të tillë situatë.

Shpërthimi vdekjeprurës, la së paku 163 viktima dhe 6,000 të tjerë të lënduar, ndërsa thuajse 300 mijë vetë mbetën pa strehë.

Majed, fajësoi klasën politike, pasi sipas saj, udhëheqësit ishin fajtorë për depozitimin e kimikateve në portin e Bejrutit.

“Kjo nuk ishte shkelja e parë, nga ana e pushtetarëve libanezë ndaj popullit”, – u shpreh ajo.

“Rënia ekonomike u shoqërua me përkeqësimin e infrastrukturës, tashmë të dobët në vend, si: ndërprerja e energjisë, mbeturinat e grumbulluara në rrugë, mungesa e ujit dhe frika nga mungesa e karburantit dhe grurit”, – citohet të ketë thënë, Majed.

Ajo thotë, se gjysma e popullsisë libaneze u varfërua dhe shkalla e papunësisë, sipas saj, u rrit në mënyrë eksponenciale.

Për më tepër, shteti kishte përdorur dhunë të pajustifikueshme kundër protestuesve.

“Megjithëse, muajt e protestave, në fillim nuk arritën të çojnë në një reformë të rëndësishme politike, ne posedonim një armë shumë më të fuqishme, zemërimin tonë”, – rrëfen sociologia.

Ndërkohë, vetëm të shtunën, pas katër ditësh nga shpërthimi, mijëra qytetarë dolën për të protestuar në Bejrut, kjo pasi demonstruesit kërkonin përgjigje nga qeveria për menaxhimin e situatës aktuale.

Duke e përshkruar protestën si zonë lufte, Majed thotë, se dy nga miqtë e saj janë qëlluar me plumba gome; njëri në shpatull dhe tjetri në sy.

“Derisa e ardhmja mbetet ende e pasigurt, shpërthimi katastrofik në Bejrut, nuk duhet të kalojë pa një transformim të madh politik në vend. Duhet të besojmë, se fjala “drejtësi” ende mund të ketë kuptim, në  këtë planeti”, – thotë. Rima Majed.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje për shpërthimin e fuqishëm në Bejrut

“Ka njerëz të plagosur përreth”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB