12.08.2020 - 12:06
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i mitur vetëm 10 vjec, pushues nga Kosova është mbytur teksa lahej në pishinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.