MENU
klinika

Ndëshkimi i kampionëve të Kosovës

UEFA organizon vetë dhe dënon po vetë Dritën

12.08.2020 - 20:48

UEFA jep vendimin e parë për mospërmbushje të kushteve në kohën e pandemisë dhe nga kjo e pëson Drita e Gjilanit, fituese e kampionatit 2019-2020 në Kosovë, që humbet 0-3 në tavolinë përballë Linfield, duke mos e luajtur ndeshjen e Champions League.

Kjo pasi dy futbollistë të Dritës rezultuan pozitivë në teste Covid-19. Vetë skuadra shqiptare udhëtoi drejt Zvicrës për të luajtur, por fillimisht ndeshja u shty dhe ndaj ekipi i Dritës u kthye në Kosovë. Në mbrëmje, vendimi drastik i shkallës së parë të apelit UEFA…

NJOFTIMI I KLUBIT TË DRITËS

“Humbim ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0! Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-s që shkalla e Apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavoline me rezultat zyrtar 3-0! Një vendim i habitshëm nga një institucion, sic është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi ynë!

Arsyeja kryesore e këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tri ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub, por me organizatorin e këtij kompeticioni dhe që ka qenë vetë UEFA organizatore!

Jemi thellësisht të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv. Tani neve si klub na mbetet që këtë cështje ta dorëzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore.”