MENU
klinika

Infektohet mjekja e Repartit të alergologjisë

Rikthehet Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit

13.08.2020 - 13:07

Virusi Sars Cov-2 është rikthyer sërish mes bluzave të bardha në Berat. Një tjetër mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me koronavirus.

Mjekja e Repartit të Alergologjisë, prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitiv”.

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që sipas kolegëve të saj ajo kishte 5 ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga koronavirusi.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier